Portieri i Milanit, Xhanluixhi Donaruma, talenti më i madh i ri midis portierëve në Itali, i dërgoi një mesazh mjaft emocional ish-trajnerit të vet Sinisha Mihajloviç, pasi trajneri serb bëri të ditur se ai do ta ndërpriste karrierën e tij si trajner, për shkak se është i sëmurë me leuçemi.
Donaruma në mesazhin e tij të shkurtër shkruan:
“Ti, më ke mësuar që unë asnjëherë të mos dorëzohem. Tani është radha jote. Ti, je më i fortë se gjithçka tjetër. Ti, do të fitosh”.
Sfidanti.al