Plot 10 vjet më parë, Sër Aleks Ferguson u bë trajneri i parë në botë, me aq sa dihet, që kërkoi një rekord botëror në këmbim të transferimit të Kristiano Ronaldos. Skocezi i lavdishëm nuk ishte kundër kalimit të yllit portugez tek Reali, por vetëm pasi ai të hynte në histori me shifrën më të madhe të marrë ndonjëherë. Shifra ishte 94 milionë euro, vërtet rekordi i ri.
Sot, në këtë pozicion janë drejtuesit e Leisterit dhe trajneri Brandon Roxhers, të cilët i kanë thënë lojtarit të tyre, Harri Megajer, se ai mund të largohet vetëm në rast të në rekordi të ri në transferimin e një mbrojtësi. Megajer mësohet se ka shprehur dëshirën për të shkuar tek Mançester Junajtidi ose Mançester Siti, por nuk ka bërë kërkesë zyrtare për një gjë të tillë. Çmimi i kërkuar nga Leisteri për kartonin është 85 milionë paundë stërlina, që do të thotë fiks 94 milionë euro, pra aq sa CR7-ta atë vit. Rekordin botëror për një mbrojtës e ka vendosur Jurgen Klop i Liverpulit që mori Van Dajkun për 75 milionë paundë stërlina, baraz me 85 milionë euro.
Sfidanti.al