Christian Vieri përulet përpara Lionel Messit. Ish sulmuesi i përfaqësueses italiane, tani në rolin e komentatorit e tregon këtë pa ngurruar aspak e pa i kursyer elozhet ndaj argjentinasit. Pas sfidës mes Juventusit dhe Barcelonës, Vieri vlerësoi në maksimum lojën e bërë nga skuadra e Koeman duke i thurrur lavde magjisë së Messit, madje shkoi edhe më tej teksa e konsideroi rezultatin e sfidës si të gënjeshtërt.
‘Ishte një Barcelonë e pabesueshme, ndeshja nuk kishte histori-tha Vieri-mund të kishte shënuar 6 apo 7 gola me shumë lehtësi, luajti shumë mirë. Nuk e di si humbi ndaj Realit të Madridit, por nëse she këtë ndeshje ndaj Juventusit mund të thuash se nuk mund të mposhten nga asnjë. Cdo ndeshje është e ndryshme, por kjo Barcelonë që pashë unë dhe e gjithë bota ishte e pabesueshme’
Vieri më pas e përqendroi opinionin e tij tek Lionel Messi. ‘Është magjistar-vijoi italiani-është Harry Potter i futbollit dhe kur ai të lërë futbollin do të hedh poshtë televizorët e mi. Nuk do të punoj më në televizion, do të shoh Netflix, kjo është e mjaftueshme, sepse kur ai të tërhiqet, nuk do të kemi c’të shohim më. Kur ke një lojtar të tillë me nr.10, është një cmenduri. Është për të ardhur keq që nuk pati tifozë në stadium duhet ta shihnin një skuadër si kjo’.
Sfidanti.al