Brazili indinjohet me Benzemanë: Burracak!

Kritikat e ashpra të Benzema ndaj Vinicius Junior shkaktuan një indinjatë të madhe në Brazil. Media, tifozeria dhe futbollistët brazililianë dolën në mbrojtje të futbollisitit të ri dhe iu kundërvunë sulmuesit francez të Realit të Madridit. Ylli i Evertonit, Richarlison në një postim në Instagram kritikoi Benzemanë për të mbrojtur shokun e tij të skuadrës te Seleçao teksa i tha franceziut që të  mos luajë shumë me Vinicius. Profili i futbollistit që arrin në deri 3000 komente për cdo foto ttë postuar, këtë radhë arriti në 90 mijë komente, shumica nga tifozë brazilianë që kërkonin respekt.

Shumë e ashpër ishte media braziliane kundrejt kritikave të Benzemasë ndaj Vinicius.

‘Mua, gjesti i Benzemasë m’u duk shumë i shëmtuar. E bëri komentin e tij në një gjuhë që Vinicius nuk e kupton-tha gazetarja e Radio Globo, Camila Carelli në një debat në programin Redaçao SporTV-është një sjellje e ulët dhe prej burracaku’.

‘Benzema është antietik dhe burracak, ishte qesharak dhe shumë I keq-e përkufizoi sulmuesin francez, Marcio Spimpolo në radio Jovem Pan.

‘Ishte një tradhëti nga një lojtar që në historinë e tij ka cështjen e shantazhit të Valbuenës-tha Cosme Rimoli për portalin R7-Benzema tregoi mungesë respekti për Vinicius dhe Zidane që është përgjegjës për zgjedhjen e formacionit në mënyrën më të mirë sipas tij. Ajo që ndodhi ishte e turpshme’.

Sfidanti.al