Maurizio Sarri është shumë pramë zgjidhjes së kontratës me Juventusi. Sipas TMW, trajneri ka kryer të gjitha procedurat për mbylljen përfundimtare të kontratës me Juventusin dhe ndonëse nuk ka ende një komunikatë zyrtare, ai praktikisht është një trajner i lirë dhe mund të kërkojë një skuadër të re për të punuar.
Të dyja palët ishin prej ditësh në kërkim të gjetjes së një akordi që të ishte i kënaqshëm për të gjithë, një dialog që u mbyll me sukses në orët e fundit. Përsa i përket të ardhmes së Sarrit, po flitet gjithnjë e më shumë për një kalim të tij te Fiorentina me Beppe Iachinin që i ka të tronditura pozitat e tij në pankinë dhe në rast se do të ketë rezultate të tjera negative mund të dalë nga planet e presidentit Rocco Commisso. Ajo që mbetet për t’u kuptuar është sesa vullnet ka Sarri për t’u rikthyer në pankinë vetëm pak muaj pas ndarjes me Juventusin. Aventura te skuadra violë mund të ndezë stimujt e duhur te Sarri që e ka përjetuar fëmijërinë vetëm pak km larg Firenzes.
Sfidanti.al