David Silva tregon anen personale: Po vdisja nga frika

Futbollisti i Mançester Sitit, David Silva tregon anen me personale te jetes se tij dhe kete e beri ne nje interviste per tablodin ‘The Sun’ ku foli per momentet me te komplikuara ne jeten e tij, sic eshte lindja e parakohshme e djalit te tij Mateo pas 25 javesh.

‘Po vdisja nga frika. Ishte koha me e veshtire, muajt me te nderlikuar te jetes sime-tregon David Silva-erdha ne Spanje dhe folem me mjeket qe na dhane pergjigje te ndryshme, nuk dinim cfare do te ndodhte. Nuk mund te jesh krejtesisht i perqendruar ne punen tende kur ke nje problem te tille’.

David Silva shtoi se kjo situate e ka bere ate me te forte. ‘Kur kam ndonje problem shoh te gjithe kete. Im bir kaloi nje moment te veshtire, por me beri serish te forte-vijoi David Silva-fale zotit tani cdo gje po shkon mire. Me duhet ta ruaj gjithe kohen. Mjeket po bejne prova dhe une kryqezoj gishtat qe gjithcka te shkoje mire’.

Sfidanti.al