Për herë të parë mbas 18 vitesh, Reali i Madridit nuk do të ketë në radhët veta asnjë lojtar që të ketë fituar “Topin e artë”. Kështu, mbas largimit të Kristiano Ronaldos nga “Santiago Bernabeu” për te Juventusi, klubi kampion i Evropës nuk do të mund të mburret se ka në përbërje të vet ndonjë lojtar fitues të “Topit të artë”, pra më të mirin në botë në një vit kalendarik.
Gjatë 10 viteve të kaluar, këtë çmim prestigjioz e kanë fituar me radhë, herë njeri dhe herë tjeteri, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi. Para se futbollisti portugez të ishte krenaria e Realit, në këtë ekip gjigant madridas kanë luajtur fitues të tjerë të “Topit të artë”: Kaka, Fabio Kanavaro, Zinedin Zidane, Majkëll Ouen dhe Luis Figo.
Herën e fundit, Reali ka qenë pa ndonjë lojtar fitues të “Topit të artë” në vitin 2000, kur në krye të klubit madridas erdhi Florentino Perez dhe nisi krijimin e ekipit të “galatikëve”.
Sfidanti.al