David De Gea dhe Kepa, dy portierët më të pasur të Premier League

David De Gea është portieri që ka pagën më të lartë në kampionatin anglez të Futbollit. Portieri spanjoll që verën e kaluar rinovoi kontratën me Manchester United, përfiton prej saj një pagë prej 413 412 Euro në javë. Ndjekësi më i afërt i gardianit të Djajve të kuq është rreth 250 mijë Euro larg dhe bëhet fjalë për portierin e Chelseat, Kepa Arrizabalaga.

Ky i fundit edhe pse e ka humbur vendin e titullarit te Blutë e Londrës koihët e fundit kundrejt Edouard Mendy ka një kontratë me pagë 165 365 Euro në javë. Podiumin e plotëson portieri i Leicester, Kasper Schmeichel me 143 316 Euro në javë.

Ajo që të bën përshtypje në këtë aspekt ështa fakti që portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, që ndoshta është më i miri në rolin e tij në Premier League, është në vendin e nëntë me pagë 99 219  Euro në javë dhe më të paguar se ai janë edhe Jordan Pickford (110.419 Euro), Bernd Leno (110.243), Dean.

Përsa i përket portierit të Manchester City, Ederson, ai gjendet jashtë dhjetëshes së portierëve më të paguar në Premier League teksa pozicionohet në vendin e 11 me një kontratë me pagë 71 658 Euro në javë

Sfidanti.al