Neymar ka ngjallur shumë diskutime me akuzat e bëra ndaj Alvaro Gonzalez të Marseille për racizëm. Sipas brazilianit gjatë sfidës mes PSG dhe Marseille, spanjolli e quajti ‘majmun’ por ai që u ndëshkua ishte pikërisht braziliani që mori karton të kuq për reagimin e tij. I pari që mbështeti yllin e parizienëve në rrjetet sociale ishte Dani Alves, njëkohësisht shumë mik me Neymar teksa dha një mesazh që është vërtet si ai i një vëllai të madh dhe jo vetëm
‘Në sport ashtu sikurse në jetë jemi për të frymëzuar njerëzit, për të transformuar në mënyrë pozitive jetët e tyre dhe nuk ka hapësira për persona që proklamojnë urrejtje apo racizëm-shkruante Dani Alves në profilin e tij në rrjetet sociale-mos u udhëhiq nga urrejtja vëlla, duhet të transmetosh gjithnjë paqe dhe mirësjellje. Dashuria është mënyra e vetme për të mposhtur urrejtjen edhe pse plagos përkohësisht natyrën tonë. Të kam xhan vëllai im’.
Sfidanti.al