Paris Saint Germaini nuk humbiste në shtëpi ndaj Marseille prej 10 vitesh dhe pas 2 ndeshjeve të para në Ligue 1 nuk ka marrë asnjë pikë. Por për Tuchel gjithcka po shkon mirë, madje ndeshja e mbrëmjes të së dielës ishte e shkëlqyer për trajnerin gjerman i cili gjeti edhe një shpjegim etnik për disfatën. ‘Skuadra ime është plot me amerikanolatinë që mund të jenë më shumë emotivë-tha Tuchel që do të vlerësohet nga Neymar i cili doli i tërbuar nga fusha e lojës pas kartonit të kuq pasi u bë viktimë e fyerjeve raciste.
Ndërkaq, në krahun tjetër, Andre Villas Boas i gëzohet triumfin pasi replikoi me kolegun e tij: ‘Tuchel më këshilloi të luaj në lotari; do të duhet ta kishte bërë vetë pas Atalantës-tha Villas Boas duke iu referuar ndeshjes cerekfinale të Ligës së Kampioneve që Paris Saint Germain e fitoi me përmbysje në minutat e fundit kundrejt skuadrës së Gasperinit
Ndërkaq në Marsejë, futbollistët e teknikut portugez u pritën si heronj nga tifozët që ishin në dhjetëra për t’i pritur në aeroport dhe thuajse të gjithë ishin pa maska në fytyrë. Ndërkaq, Villas Boas po merr elozhe pa fund në median franceze për këtë sukses ndaj PSG pankinën e së cilës luzitani pranon e se e refuzoi në 2013 pavarësisht këmbënguljes së Al Khelaifi.
Ndërkaq te kampionët e Francës. Drejtori Sportiv Leonardo i kthyer te parizienët para një viti, duhet të administrojë trajnerin e tij pas deklaratave të bëra pas ndeshjes. Por Leonardo për momentin po merr kohë dhe nuk zhbilancohet përsa i përket të ardhmes së Tuchel, kontrata e të cilit skadon në muajin qershor. Por për të përditshmen franceze ‘L’Equipe’, trajneri gjerman tregoi limitet e tij: ‘Nuk tentoi asgjë pavarësisht se yjet e tij ishin jashtë forme. Nota 4. Por akoma më i qartë ishte komenti i një tifozi që u citua nga ‘Le Parisien’: ‘Më duket si Paris Saint Germaini që ishte para ardhjes së Katarit’-ishte deklarata e tifozit francez.
Sfidanti.al