Mbappe mendon për largimin nga PSG, Real Madrid fillon të ëndërrojë

‘Të presim’; faqja e parë e të përditshmes Marca ishte shumë e qartë teksa publikoi këtë artikull  sigurisht të shoqëruar me foton e Kylian Mbappe. Transferimi që pritet të lëvizë merkaton e transferimeve në verën e vitit 2021 tashmë ka filluar dhe Reali i Madridit është në pole position për të marrë shërbimin e sulmuesit të përfaqësueses franceze i cili mësohet se u ka komunikuar drejtuesve të Paris Saint Germain se dëshiron largimin nga Parisi verën e ardhshme.

Zërat për kalimin e mundshëm të Mbappe te Reali i Madridit kanë qarkulluar prej muajsh, por këtë radhë si kurrë më parë ato po rezultojnë konkrete. Në qershorin e vitit 2021, do të jenë kushtet më të mira për Paris Saint Germain për të shitur Mbappe duke qenë se kontrata e 21 vjecarit skadion në vitin 2022.

Në këtë pikë klubi transalpine do të jetë i detyruar të largojë talentin francez në 2021 për të mos e humbur me parametra zero 12 muaj më vonë. Gjithsesi është shumë shpejt të flasësh me siguri për një largim të tij  te Reali i Madridit. Pengesat për Los Blancos nuk janë aspak të vogla pasi përvec pagës prej 20 milionë Eurosh në sezon për lojtarin, skuadrës merenges i duhet të derdhë në arkat e PSG edhe rreth 300 milionë Euro të tjerë. Por në Spanjë  nuk dorëzohen dhe përpilojnë listën e 5 arsyeve që e cojnë Mbappe te kampionët e Spanjës.

Arsyeja më e fortë është emri i Zinedine Zidane, idhulli i sulmuesit dhe që nuk e ka mohuar kurrë dëshirën për të stërvitur Mbappe. Për më tepër, Mbappe te Reali i Madridit ka më shumë mundësi për të fituar Topin e Artë dhe Ligën e Kampioneve dhe në fund është stadiumi mitik Santiago Bernabeu që do të jetë i modifikuar në 2022. Për më tepër te Reali, Mbappe do të gjejë edhe bashkëkombasit e tij Varane, Benzema e Mendy, ndërkohë që atyre mund t’u bashkohen edhe  Camavinga e Upamecano, objektivat e tjerë të merkatos së Los Blancos.

Sfidanti.al