Si t’ia bëjë PSG me Nejmarin, rroga ecën dhe pse mund të dënohet 7 ndeshje!

Superylli brazilian është kthyer në një problem, herë pas here. i provokuar ai reagon edhe fare keq dhe bie viktimë e veprimeve që zakonisht pasohen nga dënime me shumë ndeshje. Kjo i ndodhi kur u përjashtua në tetor 2017, në shkurt 2020 shpëtoi mirë me një ndeshje, ndërsa në Champions u dënua me 3 ndeshje sepse kritikoi gjyqtarët, dënim që pastaj iu zbrit në dy. Edhe me Brazilin ndodhi që u pezullua 4 ndeshje pas një ndeshjeje me Kilin, por këtë herë duket se do të thyejë rekordin. Pezullimi mund të jetë 7 ndeshje pasi goditi me grusht Alvaro Gonzalezin e Marsejës, ndërsa e akuzoi për racizëm. Gonzalezi mund ta pësojë më keq, 10 ndeshje, por gjithsesi Paris SG i paguan Nejmarit një rrogë të jashtëzakonshme dhe nuk pret që ai të mos luajë për kaq shumë kohë.

Sfidanti.al