Napoli, Koulibaly mund të qëndrojë, Manchester City bën ofertë për Gimenez

Pak ditë përpara fillimit të kampionatit italian, e ardhmja e Kalidou Koulibaly mbetet e panjohur. Ndryshe nga sa ndodhi në ditët e para të merkatos së transferimeve, qëndrimi i senegalezit te Napoli nuk është më aq i pamundur. Tratativat me skuadrën pretendente për të marrë shërbimin e tij, dmth Manchester City nuk nisën asnjëherë realisht dhe tani anglezët e kanë kthyer vëmendjen në drejtim të Gimenez të Atletico Madrid për të cilin kanë bërë një ofertë prej 94 milionë Eurosh dhe kjo mund të shtyjë Koulibaly që të vendosë që të mos largohet nga Napoli.

Por le t’i marrim gjërat me radhë. Napoli dhe Gattuso nuk kanë qenë kurrë kundër shitjes së futbollistit por De Laurentiis e vlerësoi kartonin e Koulibaly 75 milionë Euro me klubin italian që nuk nga ndryshuar kurrë qëndrim, por pa hapur me lojtarin një luftë sic po ndodh me Milik. Napoli i kërkoi përfaqësuesve të lojtarit që të prezantohen me një ofertë të përshtatshme. Klubi më i interesuar ka qenë Manchester City që kishte marrë avantazh kundrejt PSG që duket se u tërhoq

Por klubi anglez nuk e bëri një ofertë prej 75 milionë Eurosh për një sërë arsyesh ku njëra prej të cilave është raporti jo shumë i mirë mes drejtuesve të të dy skuadrave dhe tani Koulibaly duket se ka më shumë shanse që të qëndrojë të Napoli ku është në projektin e trajnerit Gattuso.

Në këtë aspekt, lëvizja e Manchester City mund të interpretohet në 2 mënyra. Sipas AS, anglezët i kanë bërë Atletico Madrid një ofertë prej 89 milionë Eurosh plus 5 milionë në formën e bonuseve për mbrojtësin uruguajan Gimenez. Ky i fundit ka në kontratën me Los Colchoneros ka një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 120 milionë Eurosh dhe për momentin madrilenët nuk kanë ndërmend të hyjnë në tratativa për të.

Në këndvështimin e Napolit, në këtë pikë mbetet për t’u kuptuar nëse oferta e Manchester City është për t’u konsideruar si një dorëzim i Citizens për Koulibaly apo një strategji e këtyre të fundit për të bindur De Laurentiis që të ulë cmimin e kartonit të senegalezit.

Sfidanti.al