Kupa e Gjermanisë, polemika për distancimin social në Rostock-Stuttgart

Tifozët kthehen në stadium në Gjermani, por polemikat nuk mungojnë. Në Ostseestadion ishin të pranishëm 7500 persona për të ndjekur ndeshjen e Kupës së Gjermanisë mes Hansa Rostock dhe Stuttgart; cdo tifoz hyri në impiant I pajisur me certifikatën që siguronte se nuk ka qenë në kontakt me persona që kanë rezultuar pozitivë në testet për Covid 19 dhe se nuk kanë pasur simptoma gripale.

Përpara hyrjes në stadium atyre iu kontrollua temperature e trupit dhe përdorimi I maskës deri në momentin që arritën në stolat e tyre. Por duhej garantuar edhe distancimi social, por këtu ka pasur disa probleme pasi sipas revistët ‘Der Spiegel’ jo në të gjithë sektorët ky rregull u respektua nga tifozët.

Sfidanti.al