“Ishte një këngë interesante nga ai djaloshi (i referohej Kukurejës). Nuk kam se çfarë të shtoj. Unë nuk mendoj shumë për ato vargje që më dedikoi pasi ai mund të bëjë atë që dëshiron. Vitin e kaluar më kërkoi fanellën ndërsa në Euro 2024 më bëri edhe një këngë”. Fjalët e Erling Haland pas triumfit të Sitit përballë Çelsit tregojnë shumë për marrëdhënien mes dy lojtarëve. Siç dihet Kukureja futi “në valle” pa arsye Haland teksa në festën e fitores së Euro 2024 këndoi: “Haland bëhu gati se do të dridhesh”. Edhe në fushë Haland u pa shumë i ftohtë ndaj Kukurejës, të cilin nuk e ndihmoi në momentin që spanjolli kërkonte ndihmë pas një kontraktimi të muskujve.
sfidanti.al