Ç’thotë Simeone: Jam i sigurt se Toresi do të kthehet tek Atletiko..!

Trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Simeone, vuri në dukje rolin e madh që ka luajtur Fernando Toresi në ekipin e tij. “Ne po mbyllim një sezon të shkëlqyer, gjatë të cilit ne kemi kapërcyer mjaft vështirësi. Në La Liga, ne dolëm në vend të dytë. Ky është një sukses i madh, kur përballë ke konkurrentë të tillë si ‘përbindshat’ Barcelona dhe Reali i Madridit. Një kontribut të madh në këtë drejtim ka dhënë edhe Fernando Tores. Ai po lë tek Atletiko një trashëgimi të madhe dhe unë besoj se, një ditë, ai do të kthehet në klub”, vuri në dukje Simeone.

Atletiko e Madridit, veç vendit të dytë në La Ligën spanjolle, fitoi edhe trofeun e Ligës së Evropës, duke mundur 3-0 në finalen e saj Olimpikun e Marsejës.

Sfidanti.al