Në Ceki, kampionati u pezullua. Është turneu i parë që pezullohet për herë të dytë për shkak të numrit të lartë të të prekurve nga Covid 19 në ditet e fundit. Por ky vendim mund të ketë impakt edhe te pjesëmarrja e Spartës së Pragës te Europa League, skuadra që është në grup me Milanin. Sparta do të presë Lille në ndeshjen e parë të kompeticionit dhe për momentin kjo skuadër e ka marrë lejen për të zbritur në fushën e lojës. Përsa u përket ndeshkjeve të tjera që do të luajë në shtëpi do të bëhet vlerësimi i situatës
Asnjë tifoz nuk do të hyjë në stadium me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë në Ceki, do të lejohen të hyjnë vetëm 350 persona për arsye pune.
Sfidanti.al