Juventus, Chiellini jo dëmtimi i rëndë, por humbet sfidën me Barcelonën

Juventus, përvec dygolëshit të Alvaro Moratës, merr një tjetër lajm të mirë nga mbremja e Championsit; Giorgio Chiellini që e la sfidën me Dinamon e Kievit në minutën e 19 për shkak të një problemi muskular, nga ekzaminimet mjekësore rezultoi se nuk ka dëmtim të rëndë. Gjendja e mbrojtësit do të vlerësohet ende, por me shumë mundësi, Giorgio Chiellini do të duhet të humbasë sfidën e kampionatit me Veronën dhe atë të Ligës së Kampioneve me Barcelonën. Rikthimi i tij në fushën e lojës pritet të jetë pas 10 ditësh në fushën e Spezias ose në sfidën kundër Ferencvarosit në 4 nëntor, përpara pauzës së dytë për ndeshjet e kombëtareve

Sfidanti.al