Coronavirus, UEFA merr kohë: Për eventet evropiane vendoset në 17 mars

UEFA merr kohë dhe shtyn vendimet në lidhje me zhvillimin apo jo të Ligës së Kampioneve e Europa League. Qeveria e futbollit evropian ka dalë me një komunikatë për shtyp ku thekson se u vendos të shtyhet cdo lloj vendimi për kompeticionet evropiane për klube për në 17 mars kur do të zhvillohet një takim me drejtuesit e federatave, Ligave, klubeve dhe Shoqatave të futbollistëve ku do të diskutohet edhe për fatin e Euro 2020.

Pavarësisht presioneve të OBSH dhe faktit që Juventus, Inter e Real Madrid janë në karantinë dhe masat e marra nga qeveritë e vendeve të prekura që kanë pezulluar cdo aktivitet, UEFA vazhdon të rezistojë. Ndeshjet Sevilla-Roma e Inter-Getafe u pezulluan për shkak të bllokimit të fluturimeve mes italisë e Spanjës, ndërsa edhe sfida mes Barcelonës dhe Napolit është praktikisht e pamundur për t’u zhvilluar, por edhe kjo situatë nuk e ka bindur Ceferin të pëzullojë evenimentet futbollistike

sfidanti.al