Antonio Conte thyen heshtjen pas lamtumirës së tij nga Interi dhe e bën nëpërmjet një postimi të gjatë në profilin e tij në Instagram. ‘Cfarë rrugëtimi në këto dy sezone-shkruan ish trajneri I Interit në postimin e tij-cdo ditë kemi bërë të rritet brenda nesh më shumë forcë, vendosmëri, vullnet e sakrificë duke ia dalë mbanë të tejkalojmë logjikat e mediokritetit nga I cili shpesh jemi të rrethuar. Risollëm titullin te Interi pas 11 vitesh, e sidomos rikthyem Interinnë vendin ku meriton të jetë për historinë dhe traditën e tij’.
Padyshim që Conte nuk I harroi tifozët dhe e kishte rezervuar lamtumirën edhe për ta
‘Imazhin e Kupës së titullit kampion të ngriturt në unazën më të lartë të San Siros, me Ju në festë do ta mbaj gjithnjë me vete. FALEMINDERIT Ad Maiora Semper!!!”.-mbyllte postimin e tij Antonio Conte.
Sfidanti.al