Zllatan Ibrahimoviçi, në karrierën e tij të gjatë, ka pasur privilegjin dhe nderin e madh që të luajë me klube gjigantë evropianë, si Ajaksi, Barcelona. Juventusi, Interi, Milani, PSZH-ja dhe, aktualisht, Mançester Junajtidi. Por, tani, ky sulmues trupmadh zbuloi se më shumë ai është i lidhur me Serinë A, por, sidoqoftë, me cilin klub më shumë? “Në shtëpinë time, unë, gjithnjë, ndiqja kanalet që jepnin ndeshje të kampionatit italian. Kam qenë tifoz i Interit, sepse më pëlqenin ngjyrat blu dhe e zezë, por kam ndjekur edhe Juventusin dhe Milanin”, deklaroi Ibra.
Ibrahimoviçi 35-vjeçar, në karrierën e tij, ka fituar tre tituj në Serinë A me Juventusin dhe me Milanin – një, por ende nuk ka fituar titullin e Ligës së Kampioneve që është i vetmi që i mungon në koleksionin e madh të trofeve të tij. Dhe, nëse ju do të pyesni se përse ai, kur ishte fëmijë, ka qenë tifoz, pikërisht, me Interin, atëherë, kini parasysh se, atëkohë, bluzën e këtij ekipi e mbante të veshur braziliani Ronaldo që ka qenë idhull i Zllatanit.
Sfidanti.al