Futbolli shkruan edhe romane dhe këtë e provoi edhe ekipi brazilian Capokoense që, vetëm një vit mbas tragjedisë së madhe, arriti, në mënyrë dramatike, që të kualifikohej me një gol të sënuar në min. e 95-të në kupën e ardhshme Libertadores.
Capokoense mundi 2-1 Koritibën, duke e shënuar golin e fitores tamam në sekondat e fundit të ndeshjes dhe duke siguruar kualifikimin për në kupën më të rëndësishme e më presitigjioze të Amerikës së Jugut. Dhe, pas kësaj fitoreje, në fytyrat e lojtarëve të Capokoenses dhe të të gjithë atyre që ndodheshin në dhomën e zhveshjes, kësaj here, rrodhën lotë gëzimi dhe lumturie.
Sfidanti.al