Klivlend e coi në 12 numrin e fitoreve radhazi në kampionatin e NBA pas suksesit me Çikago Bulls 113-91. në ‘United Center’, skuadra nga Ohajo arriti t’iu imponohej vendasve të Çikagos falë Duejn Uejdit që vinte në këtë përballje me mantelin e kundërshtarit. Uejd shënoi 24 pikë në këtë përballje, por nuk qendruan prapa tij Lebron Xhejms e Kevn Love që e mbyllën takimin respektivisht me 23 dhe 24 pikë. Për Çikagon që është i fundit në klasifikimin e Konferencës së Lindjes, kjo ishyte disfata e 9 radhazi në këtë sezon të NBA.
Golden Stejt ndoqi shembullin e Kavaliers duke mundur Nju Orlinsin 125-115. stiven Kërri shkëlqeu në këtë ndeshje ku shënoi 31 pikës dhe dha 11 pasime. në fund ylli i Uorriors pati edhe edhe një problem fizik duke e lënë parketin. ai që nuk bëri figurë të mirë në këtë takim ishte Kevin Durant i cili u përjashtua nga fusha për shka të dy faullave teknikë të kryera njëri-pas tjetrit. Bostoni fitoi me Miluokin 111-100, San Antonio mundi Detroitin 96-93, Nju Jorku humbi me Indianën 97-115, ndërsa Jutah shkatërroi Uashingtonin 116-69.
sfidanti.al