Faulli i rëndë ndaj Hektor Belerin në ndeshjen mes Arsenalit dhe Mançester Junajtid i kushton shtrenjtë Pol Pogba. Mesfushori do të përballet me një ndëshkim me 3 ndeshje pezullim për kartonin e marrë pas këtij faulli, një dënim të cilin drejtuesit e Djajve të kuq kanë vendosur që të mos e apelojnë.
Kjo do të thotë se Pol Pogba përvecse derbit me Manëçester Sitin këtë fundjavë në kampionatin anglez do të humbasë edhe 2 sfida të tjera në kampionat; atë të 13 dhjetorit me Bërnmuth dhe të 17 dhjetorit me Uest Bromuic Albion
sfidanti.al