Emri i yllit të PSZH-së, Kilian Mbape, kohët e fundit, është lidhur në shpesh raste me Realin e Madridit, ndërkohë që spekulimet u rritën edhe më shumë, kur trajner i klubit “mbretëror” u caktua Zinedin Zidane. Mediumet spanjolle madje shkruajtën se Zidane dhe Mbape ishin takuar tanimë dhe kishin rënë dakord që futbollisti i ri i talentuar francez në një të ardhme të afërt të shpërngulej në “Santiago Bernabe”.
Megjithatë, vet Mbape i përgënjeshtroi lajmet për largimin e tij nga PSZH-ja, duke deklaruar para medias franceze:
“Unë mund t’ju them juve se jam i sigurt 100 për qind se do të qëndroj këtu, ku jam. Ne kemi pasur mjaft probleme mbas eliminimit nga Liga e Kampioneve, kështu që nuk dua që t’ia shtoj problemet klubit tonë me situatën time. Akush nuk ka nevojë të shqetësohet, sepse gjithçka është e qartë”.
Sfidanti.al