Për momentin ka vetëm diskutime konfidenciale brenda për brenda, jo një diskutim të përgjithshëm në nivel zyrtar. Gjithsesi, përjashtimi që UEFA i bëri klubeve ruse për sezonin 2022-2023, bashkë me dënimin e ekipit kombëtar në Kupën e Botës dhe në Ligën e Europës, kanë shkaktuar zemërim të madh në vend, ndjenjë që e shprehu një ish-boksier i quajtur Dmitri Pirog. Duke folur për një televizion rus, Pirogu tha se “mendoj se ka ardhur koha që të mendojmë seriozisht për një ndryshim të mundshëm tek AFC-ja, Federata Aziatike e Futbollit. Gjithsesi, ish-presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Vjaçesllav Koloskov, e hodhi poshtë idenë duke thënë se “nëse largohemi nga UEFA, nuk do të kthehemi më kurrë në Europë, dhe kjo do të thotë vdekje e futbollit rus”. Sidoqoftë, e ardhmja do të varet nga marrëdhëniet ndërmjet shtetit rus dhe Europës.
Sfidanti.al