Chiellini e Balotelli bëjnë paqe falë…’Le Iene’

Giorgio Chiellini dhe Mario Balotelli ditët e fundit u bënë protagonistë të polemikave të forta në Itali. Shkak u bënë disa deklarata të futbollistit të Juventusit pjesë e librit të tij autobiografik ku theksonte se Balotelli është një person negativ, pa respekt për grupin aq sa të vjen ta marrësh me shpulla, duke iu referuar disa episodeve të ndodhura gjatë Kupës së Konfederatave në 2013.

Sulmuesi i Brescias iu kundërpërgjigj nëpërmjet një postimi në Instagram” ‘Unë të paktën kam sinqeritetin e kurajon t’i them gjërat në sy-shkruante Balotelli duke iu drejtuar Chiellinit-ti në 2013 kishe shumë mundësi për ta bërë këtë duke u sjellë si burrë i vërterë, por nuk e bërë. Kushedi cfarë do të  thuash një ditë për shokët aktualë të skuadrës, kapiten i cuditshëm. Nëse kjo do të thotë të jesh kampion, preferoj të mos jem i tillë’.

Në këtë pikë ndërhyri stafi i programit televiziv ‘Le Iene’ për të shuar zjarrin duke mundësuar arritjen e paqes mes dy futbollistëve. Balotelli i dërgoi Chiellinit në fanelë ku shkruhej: ‘Edhe pse në mënyrë të papritur më godite me thikë pas shpine, gjithsesi të kam xhan, një përqafim i madh’. Ndërsa Chiellini iu përgjigj teksa i dërgoi Balotellit librin e tij me dedikimin: ‘Për Marion, duke gabuar mësova shumë dhe do të vazhdoj ditë pas dite. Të uroj më të mirën dhe shpresoj të të shoh shpejt në fushë’.

Sfidanti.al