Seria A “ende në ajër”, por liria po vjen gjithnjë e më shumë!

Ministri Spadafora deklaroi se ende nuk e di se kur mund të ketë një datë për nisjen e kampionatit, por gjithsesi e dha një lajm të mirë. Qeveria italiane lejoi që, përveç stërvitjeve individuale, të nisin edhe ato kolektive, pra që skuadrat e Serisë A, dhe të kampionateve të tjerë sportivë, të nisin të punojnë si zakonisht. Do të ketë kontakte fizike, “kuadrate”, duele, krosime, përgatitje taktike dhe teknike, dhe kjo që nga e hëna e ardhshme, që do të thotë në 19 maj.

Nuk është se ka shumë kohë për t’u përgatitur, por është e qartë që edhe shteti italian dëshiron që futbolli të funksionojë, jo më kot është 7 për qind e prodhimit të brendshëm bruto, një shifër jo e vogël. Besohet se do të duhet kujdes i madh, pasi nëse ndodhin raste infektimi me koronavirus, mund të ketë ndërprerje. Në Itali mbërriti më në fund edhe Zllatan Ibrahimoviç i Milanit, ndërsa Higuain pritet të premten. Më alarmante gjendja për Rabionë.

Sfidanti.al