Chelsea dhe Leicester nisin një garë në merkato për Luka Jovic. Leicester që kërkon të jetë në kompeticionet evropiane të sezonit të ardhshëm kërkon të përforcojë repartin e sulmit. Jamie Vardie është një golashënues i shkëlqyer, por ‘Foxes’ po mendojnë për pasuesin e tij për të përballuar kompeticionet evropiane dhe i zgjedhuri i tyre është pikërisht Luka Jovic.
Sipas ‘Daily Star’, skuadra e Brendan Rodgers mendon se qyteti i Midlands mund të jetë një destinacion i mirë për Jovic që nuk arriti të gjejë vendin në sezonin e tij të parë me Realin e Madridit. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Leicester ka hyrë tashmë në kontakt me agjentin e futbollistit me Realin e Madridit që mendon ta shesë Jovic pas vetëm një sezoni dhe një ofertë prej 35 milionë Euro do të jetë e mjaftueshme për Realin e Madridit që të lejojë largimin e sulmuesit serb. Po sipas ‘Daily Star’, edhe Chelsea është i interesuar për blerjen e kartonit të futbollistit për të përforcuar skuadrën
Luka Jovic në këtë sezon ka luajtur 770 minuta të ndarë në 25 minuta me 2 gola të shënuar dhe 2 assiste të dhëna. Rendimenti i serbit nuk ishte ai që pritej me futbollistin që ka qenë protagonist edhe i polemikave për dëmtimet e sidomos për thyerjen e rregullave të karantinimit.
Sfidanti.al