Tre ndeshje radhazu në stol, në të fundit u aktivizua për disa minuta dhe kjo ka bërë që të mendohet se tashmë Jorginho e ka humbur protagonizmin e tij te Chelsea. Së fundmi Juventus ka shfaqur interes për mesfushorin që duket se kërkohet nga Maurizio Sarri, por trajneri i Bluve, Lampard në një konferencë për shtyp u përpoq të largojë zërat që e cojnë Jorginhon në Torino.
‘Nëse një futbollist nuk aktivizohet për disa ndeshje, kjo nuk do të thotë se nuk është në planet e mia-tha Lampard-gjithnjë ka futbollistë që ndoshta janë të pakënaqur ose që në momente të caktuara mbeten jashtë fushe dhe ky është rasti i Jorginhos. Është i rëndësishëm në këtë fazë të sezonit, brenda dhe jashtë fushës së lojës dhe kjo nuk ka ndryshuar, unë jam i kënaqur me të’.
Sfidanti.al