Kaos në Zvicër; skuadra në karantinë pas rasteve me covid te Zurich

Bien sirenat e alarmit coronavirus në Super League të Zvicrës. Pozitiviteti me Covid-19 i Mirlind Kryeziut nuk është një rast i izoluar. Kontrollet e kryera nga klubi i Zurich zbuluan raste të tjera pozitive me coronavirus te futbollistët e skuadrës. Klubi për momentin nuk e ka specifikuar numrin e lojtarëve të prekur, por bëri të ditur se të gjithë futbollistët janë në karantinë, një situatë kjo që e vë në rrezik zhvillimin normal të kampionatit zviceran.

‘Po ndjekim udhëzimet dhe instruksionet e Departamentit të Shëndetësisë dhe po marrim masat e nevojshme-theksohet në një komunikatë të FC Zurich, që bëhet skuadra e parë evropiane që hyn e gjitha në karantine, ndërkohë që menjëherë dhe me forcë reagoi presidenti i Sionit, Christian Constantin

‘Kampionati duhet të mbyllet menjëherë-tha Constantin pas shtyrjes së sfidave Zurich-Sion dhe Bazel-Zurich-përcaktuam zhvillimin e Kupës në gusht sepse në aspektin shëndetësor nuk mund të luhej cdo 2 ditë. Si do t’i rikuperojmë ndeshjet duke parë se UEFA kërkoi mbylljen e kampionateve brenda 3 gushtit. Për më tepër, Bazeli luan edhe në Europa League’.

Sfidanti.al