Christian Maldini, mbrojtje një për një ndaj…Miss Italias

Revista e kronikave rozë, ‘Chi’ zbulon se në Milano mund të jetë krijuar një cift i ri. Christian Maldini, mbrojtësi i Pro Sesto dhe djali i legjendës së Milanit, Paolo Maldini, është fotografuar gjatë një mbrëmjeje të kaluar në zonën Garibaldi në shoqërinë e Miss Italia aktuale, Carolina Stramare.

Modelja nuk e ka mohuar takimin e Christianin, por specifikoi se futbollisti është vetëm një mik dhe se ajo mbrëmje ishte si gjithë të tjerat. Tani lind pyetja, a është kjo e vërteta apo Carolina po luan në mbrojtje si shoku i saj?

Sfidanti.al