Tifozi i Man.United që lutej për mospezullim të Premier Leagues, kishte një bast për të fituar…100 mijë Euro për Liverpool

Pas shumë muaj pritje për shkak të cështjes coronavirus, Liverpool u shpall kampion i Anglisë dhe të gjithë janë të lumtur e të gëzuar, të gjithë…përvec tifozëve të Manchester United të cilët shpresonin që të anulohej sezoni që Liverpool të mos e fitonte titullin që i mungonte prej 30 vitesh. Por edhe te Djajtë e Kuq ishte dikush që bënte përjashtim.

Në fakt, një prej tifozeve të Manchester United mezi po priste që të riniste kampionati që The Reds të shpalleshin kampionë. Dicka që nuk është dhe aq e cuditshme duke qenë se në mes ishin plot 100 mijë Euro. Ishte vetë tifozi i Djajve të Kuq, Tony Ward 55 vjec që tregoi të gjithë historinë teksa kishte vënë një bast për triumfin e Liverpoolit. Dhe nuk bëhej fjalë për një bast të vogël, por me 60 mijë Euro. Praktikisht ishte një trashëgimi që ia kishte lënë nëna e tij dhe që ai e investoi në mënyrë pak të vecantë duke vënë bast te Liverpooli në muajin tetor me një kuotë që i lejonte dyfishimin e kuotës

‘Zgjodha Liverpoolin pasi e mendova mirë, por ishte e qartë që në fillim se do të fitonte kampionatin-tregonte Tony Ward. Gjithcka po shkonte mirë deri në mars kur futi hundët Covidi. Nëse kampionati do të pezullohej nga virusi, Tony do të humbiste një shumë të madhe parash që ai i konsideronte të tijat. ‘Nëse do të ndërpritej kampionati, do të më kthehej kuota e vënë në bast, por nuk do të ishte e drejtë-tregon Tony Ward-Liverpool praktikisht kishte fituar, i duheshin edhe 6 pikë’.

Pikë që në fund Liverpool i mori dhe që e lejuan tifozin e Manchester United të…festojë titullin e rivalëve të mëdhenj.

Sfidanti.al