Barcelona, të martën e kaluar, pësoi një nga dështimet më të mëdha në historinë e vet, duke u eliminuar në gjysmëfinale të LK-së nga Liverpuli, ndërkohë që ndeshjen e parë e kishte fituar 3-0 në “Kamp Nou”.
Ekipi që drejtohet nga Ernesto Valverde, “hodhi në ujë” avantazhin e tre golave në LK dhe humbja 4-0 në “Enfild Roud” nga Liverpuli ishte shumë e dhimbshme, sidomos në një vit, kur të gjithë në Barcelonë kishin përcaktuar si objektiv nr.1 fitimin e trofeut të Ligës së Kampioneve.
Dështimin e Barcelonës nuk mungoi ta komentonte edhe trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, që deklaroi:
“Ajo që pamë ne të martën, konfirmon diçka, se Liga e Kampioneve nuk fitohet lehtë, kurse ne e fituam atë tre herë rresht. Ne e kemi fituar këtë Ligë katër herë në pesë vite. Ajo që kemi bërë ne, është e jashtëzakonshme, prandaj edhe duhet të vlerësohet nga të tjerët”.
Sfidanti.al