Media italiane shkruan se nga klubi i Interit tanimë kanë hyrë në kontakt me përfaqësuesit e trajnerit të njohur italian, Antonio Konte, madje këtij të fundit i është dorëzuar edhe oferta përkatëse.
“Tuttosport” bën të ditur se Interit i ka dërguar Kontes ofertën e bashkëpunimit, ku atij i propozohet një kontratë trevjeçare, ndërkohë që agjenti i ti, Lele Oriali, është njohur me projektin e klubit interist për sezonin e ardhshëm.
Sipas mediumit të mësipërm, Konte do t’i ketë duart e lira që të bëjë transferimet dhe të përcaktojë përbërjen e ekipit për sezonin e ardhshëm. Pritet që Interi të pësojë ndryshime të mëdha dhe, sipas “Korriere delo Sportit”, Mauro Ikardi definitivisht nuk bën pjesë në planet lidhur me sezonin e ardhshëm. Në këto kushte, shkruan gazeta e mësipërme, Konte ka kërkuar angazhimin e Romelu Lukakut të Junajtidit si një zgjidhje ideale për sulmin. Ka shumë mundësi që të dy klubet të arrijnë një marrëveshje shkëmbimi që do të përfshinte edhe Ikardin.
Sfidanti.al