Ylli i Sharlotës së NBA-së amerikane, plejmejkeri i njohur Toni Parker, akoma është në mëdyshje, nëse ta vazhdojë karrierën apo t’i japë fund asaj si basketbollist në fushë. Së shpejti, ai do të mbushë 37 vjeç.
“Të them të drejtën, unë ende nuk e kam vendosur, nëse do ta vazhdoj apo do ta mbyll karrierën time, jam në një mëdyshje
50-50 për qind. Sidoqoftë, unë do ta bëj të ditur vendimin tim definitiv në fund të qershorit”, deklaroi basketbollisti i njohur francez.
Sfidanti.al