Roma humbi në “Kamp Nou” nga Barcelona 4-1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions-it. Ç’është e vërteta, Barcelona e fitoi ndeshjen në një mënyrë të çuditshme, pasi nuk tregoi ndonjë performancë kushedi se çfarë. Shënuan Pike dhe Suarezi, por bënë gola, më saktë, autogola në portën e vet edhe dy lojtarë të Romës. Të vetmin gol të Romës të ndeshjes e shënoi Edin Xheko, i cili që në minutat e para të ndeshjes u gjend para portës së Barcelonës, ku edhe u faullua nga Semedo, por gjyqtari nuk dha penallti.
“Barcelona është një ekip më i fortë sesa ne, por gjyqtari duhet të kishte kurajë që t’i binte bilbilit dhe të jepte faull penalltie kundër Barcelonës. Gjyqtarët e zakonshëm e kanë të vështirë që të japin penallti kundër Barcelonës. Po të ishte ndryshe, ndeshja do të kishte përfunduar me ndonjë rezultat tjetër. Na vjen keq, rezultati është i thellë dhe ne jemi vetë fajtorë për dy ose, më mirë, për tre golat që pësuam”, deklaroi Xheko mbas ndeshjes në “Kamp Nou”.
Sfidanti.al