Liverpuli e shokoi Mançester Sitin në “Enfild roud”, duke fituar 3-0 dhe duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Champions. Ekipi i Jyrgen Klopit zhvilloi një lojë të furishme gjatë 30 minutave të para të pjesës së parë, kur edhe shënoi tre gola. Por, goli më i bukur ishte ai që shënoi Aleks Osklejd-Çamberlejni që e ndezi edhe më shumë atmosferën në stadium.
“Publiku ishte fantastik, ai krijoi një atmosferë të pazakontë. Kjo është arsyeja që ne nuk vraponim, por fluturonim në fushë, madje, sapo filloi loja. Ne patëm një fillim ëndrrash dhe, më pas, ne ditëm ta ruanim rezultatin, duke luajtur me maturi dhe kujdes”, vuri në dukje Okslejd-Çamberlejni.
Sfidanti.al