Tullumbacet ne Camp Nou; UEFA heton Barcelonen

Federata Evropiane e Futbollit vendosi te hape hetime per Barcelonen per leshimin e tullumbaceve me ngjyre te verdhe me fushen e lojes gjate ndeshjes se Liges se Kampioneve me Romen, nje hetim ky qe kryhet ne baze te nenit 16 te Kodit te Disiplines se ketij institucioni.

Leshimi i tullumbaceve ishte nje lloj proteste politike e organizuar nga disa organizma. UEFA do te diskutoje kete çeshtje ne daten 31 maj kur do te marre edhe nje vendim. Barcelona nuk pret ndonje ndeshkim te rende duke qene se ndeshja nuk u nderpre. Klubi katalanas eshte ndeshkuar kohe me pare me gjobe per shkak te flamujve simbol te Katalunjes te valevitur ne ndeshje te Champions League.

Sfidanti.al