Sulmuesi i Ajaksit po përjeton një rini të dytë në karrierën e tij, duke vendosur një rekord në Ligën e Kapionëve. Sebastien Haler, lojtari që nuk bëri “prokopi” tek Uest Hemi në Premier Ligë, u hakmorr ndaj fatit dhe i dha vetes një kënaqësi të madhe duke u bërë lojtari i parë që shënon 5 gola në dy ndeshjet e tij të para në Champions. Pasi shënoi 4 herë në suksesin 5-1 ndaj Sportingut të Lisbonës, afrikani realizoi edhe një rrjetë tjetër në fitoren 2-0 ndaj Beshiktashit në Amsterdam. Goli i parë u realizua nga Berhuis. Rekordi i mëparshëm në Champions ishte nga disa lojtarë madje tepër të njohur si Marko Van Basten, Diego Pablo Simeone, Didie Drogba dhe Erling Haland me 4 gola në 2 ndeshjet e tyre të para.
Sfidanti.al