Sa problem është gjuri i Granit Xhakës për Arsenalin?!

Shumë muaj më parë, tifozët mund të kishin thënë “le ta thyejë qafën”, por tani ka shqetësim për fatin e tij në zyrat e stadiumit “Emirejts” të Londrës. Granit Xhaka është kthyer sërish në një lojtar të rëndësishëm për Arsenalin, dhe trajneri Mikel Arteta u duk  i mërzitur të lajmëronte se dëmtimi në gju i mesfushorit “nuk duket aspak i mirë”. Kjo do të thotë se ish-kapiteni mund të mungojë për një kohë “bukur” të gjatë, diçka që nuk duhej të ndodhte pikërisht tani pas shpresave që lindën me fitoren 3-1 të derbit ndaj Totenhemit. Arsenali ka 9 pikë dhe teorikisht nuk është shumë larg zonës Champions, ndonëse do të duhet karakteri i shqiptarit nga Kosova, që të rezistojë fort në përballjet e ashpra të Premier Ligës. “Për fat të keq ai u dëmtua dhe unë jam shumë i shqetësuar sepse nuk duket aspak gjë e mirë”, – tha Arteta. Xhaka është një nga të paktët lojtarë që ka qenë në fushë në dy finalet e fituara të Kupës së Anglisë në 2018 dhe 2020, pra ka mjaft përvojë.

Sfidanti.al