Çelsi do një “kafshatë” të madhe, 220 milionë euro për De Ligtin e Kiezën!

Vështirë që këto dëshira të realizohen, të paktën për të dy këta emra. Çelsi i Londrës, pronari i klubit Abramoviç, dhe trajneri Tomas Tuhel janë tepër ambiciozë, ndonëse duket se do të jetë tepër e zorshme që t’i merren Juventusit “në një dorë” dy yje të tillë si Matijs De Ligt dhe Federiko Kieza. Mediat shkruajnë se Blutë e Londrës kanë bërë gati 220 milionë euro për mbrojtësin holandez dhe sulmuesin italian, ndërsa që të dy janë konsideruar të paprekshëm nga Juventusi, sidomos Kieza. Plot 120 milionë mësohet se do të jepen për De Ligtin, të cilin Juvja e mori për 85 milionë euro nga Ajaksi, ndërsa për italianin flitet për një vlerësim të kartonit 100 milionë euro. Gjithsesi, edhe nëse do të merrte vetëm njërin, për Çelsin do të ishte sukses i madh.

Sfidanti.al