Nuk dihet nëse të gjithë kombinimet do të dalin ashtu siç janë parashikuar, por e qartë është që nuk mund të ecet përpara pa një plan të përpiluar me përpikmëri. UEFA është në rolin e ekuilibristit që duhet të ecë mbi një tel të tendosur, ndërsa synon që të nisë e të përfundojë Championsin në vetëm 21 ditë, pra në vetëm 3 javë. Lajmet janë që presidenti Çeferin ka firmosur projektin sipas së cilit ndeshja e parë që do të luhet do të jetë ajo mes Juventusit e Lionit, në 8 gusht në Torino, kuptohet pa spektatorë.
Kjo vlen për të tetat e finaleve, ndërsa do të jetë dueli i kthimit, e të parin francezët e fituan 1-0 në fushën e tyre. i kualifikuari do të kalojë në çerekfinale, ku do të luhen dy herë nga katër ndeshje, dhe ku janë ekipet si Atletiko e Madridit, Paris SG, Lajpcigu apo Atalanta. Në pritje janë Mançester Siti, që ka mundur 2-1 Realin në “Bernabeu”, Barcelona që barazoi 1-1 në Napoli, Bajerni që fitoi 3-0 në Londër me Çelsin. Më pas do të luhen gjysmëfinalet, me dy herë nga dy ndeshje, dhe në fund finalja. Të gjitha këto deri në 29 gusht, kur do të jetë finalja në Stamboll.
Sfidanti.al