Shumëkush e kujton se Bajerni i Mynihut e kërkoi Robert Levandovskin në 2013, pikërisht kur bavarezët u ndeshën me Dortmundin në finalen e Championsit. Polakut i kishte mbetur edhe 1 vit kontratë, dhe nuk deshi të rinovonte, ndërsa Jurgen Klopi refuzoi 25 milionë eurot duke dashur që ta kishte sulmuesin edhe për një sezon të fundit. Kështu edhe ngjau, dhe në verën e 2014-ë, Leva shkoi tek Bajerni ku u bë lojtari më i shquar i kohëve të fundit.
Një praktikë të tillë duket se po e ndjek edhe Pep Guardiola me Leroi Sanenë, dhe në mes është sërish Bajerni. Mediat britanike shkruajnë se trajneri i Mançester Sitit (dhe klubi) ka vendosur një çmim për kartonin e lojtarit gjerman të krahut, dhe ky çmim duhet të jetë mbi 150 milionë euro. Nga Gjermania, njoftohet se kampionët e Bundesligës mund ta provojnë ta marrin me një ofertë prej …40 milionë eurosh. Guardiola ka thënë “nuk ka shans”, dhe ndoshta është gati ta humbasë Sanenë verën e ardhshme me parametër zero, pasi atij i përfundon kontrata.
Sfidanti.al