Një tjetër rekord i Lokomotivës së Lajpcigut në kategorinë e … 10-të!

Nuk dihet se çfarë dreqin deshi deri aty skuadra që dikur arriti finale europiane dhe fitoi tituj në ish-RDGJ, por qëlloi që të ndodhej edhe në atë nivel të stërulët. Lokomotiva e Lajpcigut, si shumë skuadra ish-gjermanolindore, është mësuar me oshilacione të tilla, por ajo që ndodhi në 2004-ën kalon çdo imagjinatë. Skuadra luante në kategorinë e 10-të gjermane, në nivelin e tretë të Krajsligës (3. Kreisliga), dhe në 9 tetor të atij viti priti në stadiumin e vet ekipin e dytë të Grosdojbenit (Grossdeuben II). Nuk po flasim për rezultatin që ishte 8-0 për vendasit, por për numrin e spektatorëve. Në tribunat e të famshmit “Stadiumi Qendror” (Centrastadion) ishin 12 421 tifozë. Sot e kësaj dite, ky numër është rekord botëror për një nivel të tillë si liga e 10-të, dhe mban me krenari vendin në librin e rekordeve “Ginis” (Guiness).

Sfidanti.al