Trezege paralajmëron Juventusin që të ketë kujdes me Monakon

Ish-futbollisti i njohur francez David Trezege që ka luajtur si me Juventusin, ashtu edhe me Monakon, në një prononcim në median franceze, duke folur për ndeshjen gjysmëfinale të sotme të Ligës së Kampioneve mes Juventusit dhe Monakos, vuri në dukje se ana më e fortë e ekipit torinez është mbrojtja, kurse ajo e Monakos është sulmi solid. Ky ish-futbollist i përfaqësueses franceze veçoi talentin e ri,  Kilian Mbape, si pasues të sulmuesit tjetër francez, Tjeri Anri, ndërsa i paralajmëroi lojtarët e “zonjës së vjetër” se rreziku asaj mund t’i vijë nga katër anët!

“Në atë ekip, të gjithë duan që të bëjnë gol, madje, edhe ata të mbrojtjes, si psh. Gliku. Mbape është një lojtar, të cilin juventinët duhet ta kenë shumë kujdes, duke qenë se ai është mjaft dinamik. Mendoj se ai mund të bëhet pasues i Tjeri Anrisë, sepse ai zotëron të gjithë cilësitë e duhura”, tha Trezege.

Sfidanti.al