Cristiano Ronaldo forcon legjenden; 103 gola në Champions, 400 me Realin

Cristiano Ronado është një futbollist që të ndëshkon në cdo moment edhe atëherë kur duket se nuk është në formën e tij më të mirë. Statistikat nuk gënjejnë dhe kjo u pa edhe në Euroderbin mes Realit e Atletico Madrid. Në ‘Santiago Bernabeu’, luzitani shënoi plot 3 gola duke i shënë skuadrës së tij një avantazh të madh drejt finales së Ligës së Kampioneve në 3 qershor, ndërkohë që ai vetë arriti në kuotën e 103 golave në këtë ngjarje të madhe futbollistike një shifër kjo që është më e lartë se ajo e të gjithë Atleticos që ka 100 gola në Champions League. Për më tepër, 32 vjecari arriti në kutën e 400 golave me fanelën e Realit. Në këtë sezon Ronaldo ka në bilancin e tij 10 gola, 8 nga të cilat i shënoi vetëm në përballjet me Bayernin e ‘Los Colchoneros’.  Por jo vetëm kaq, Ronaldo  ka edhe 2 rekorde të tjera në Ligën e Kampioneve atë me 27 dygolësha e sidomos atë të vendosur në 2014 për numrin më të lartë të finalizimeve brenda një sezoni, me 17 të tillë.

sfidanti.al