Një e martë golash me shumicë ishte kjo e Championsit këtë herë. Borusia e Dortmundit mbajti rekordin me 8 rrjeta në portën e Legias së Varshavës që u mund keq në Gjermani dhe u pa qartë se nuk ia pati fajin vetëm ish-trajneri shqiptar, Besnik Hasi. Përfundoi 8-4 në “Signal Iduna Park”, aty ku të shtunën u mund Bajerni, me tre gola shënuar nga Marko Rojs, dy nga Shinji Kagaua, dhe nga një prej Nuri Shahinit, Usman Dembelesë dhe Feliks Paslakut. Borusia arriti rezultatin me më shumë gola në historinë e Championsit.
Fitore dhe kualifikim edhe për Realin e Juventusin. Madrilenët ia dolën në një fushë shumë të vështirë si ajo e Sportingut të Lisbonës, me të njëjtin rezultat si në ndeshjen e parë, 2-1. Francezët Varan dhe Benzema shënuan për ta, ndërsa Sportingu barazoi përkohësisht me Adrien Silvën, edhe pse ishte me 10 vetë pas daljes së Zhoao Pereirës. Juventusi përmbysi renditjen e grupit H, duke dalë në krye me fitoren 3-1 në fushën e Seviljes. Spanjollët shënuan të parët me Nikolas Parehën, por dalja me të kuqe e Vaskezit e prishi punën. Markizio barazoi me penallti në 45′, dhe në fund realizuan Bonuçi e Manxhukiç.
Të kualifikuar: Monako, Dortmund, Real, Leiçester, Juventus.
Grupi E: CSKA-Leverkusen 1-1, Monako-Totenhem 2-1. Renditja: Monako 11, Leverkusen 7, Totenhem 4, CSKA 3
Grupi F: Dortmund-Legia 8-4, Sporting-Real Madrid 1-2. Renditja: Dortmundi 13, Real 11, Sporting 3, Legia 1
Grupi H: FC Kopenhagen-Porto 0-0, Leiçester-Bryzh 2-1. Renditja: Leiçester 13, Porto 8, Kopenhagen 6, Bryzh 0
Grupi G: Dinamo Zagreb-Lion, Sevilja-Juventus 1-3. Renditja: Juventus 11, Sevilja 10, Lion 7, Dinamo Z. 0