Reali i Madridit apo Bajerni? Ronaldo apo kolektiviteti gjerman ?

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Hep Hejnkes, nuk është i zhgënjyer që shorti në gjysmëfinale të Champions-it i vendosi përballë Realin e Madridit. Ai thotë se dueli prej dy ndeshjesh do të jetë krejtësisht i papararë. Ai  konsideron se bëhet fjalë për dy ekipe mjaft cilësorë dhe shpreh shpresën se, në fund, do të jenë futbollistët e tij ata që do të gëzohen.

“Unë pres një duel prej dy ndeshjesh krejt të paparashikuar. Këta janë dy ekipe që luajnë një futboll atraktiv. Unë e njoh shumë mirë ‘Santiago Bernabeun’, edhe si trajner dhe edhe si futbollist. Kristiano Ronaldo është ndër më të mirët në botë dhe, sigurisht, që ai do të përbëjë një rrezik të madh për neve, por kam mendimin se kësaj here do të fitojë kolektivi”, vuri në dukje Hejnkesi.

Drejtori sportiv i Bajernit të Mynihut, Hasan Salihamixhiç, nga ana e tij, thekson se qëllimi i klubit ështw dalja në finale. “Unë jam optimist, pavarësisht se do të luajmë kundër Realit. Qëllimi ynë është dalja në finale dhe fitimi i trofeut”, vuri në drejtori i klubit bavarez.

Sfdianti.al