Ramos: Kam ftuar Piken në Kardif, por nuk po më përgjigjet!

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Serhio Ramos, nuk e harron asnjëherë kolegun e vet të Barcelonës, Zherar Pike, madje as, tani, kur duhet ta ketë mendjen te finalja e madhe e Ligës së Kampioneve, ku ekipi i tij do të luajë me Juventusin, këtë të shtunë, në Kardif. Duket qartë se Ramosi synon që t’i kujtojë Pikes se është Reali i Madridit që do të luajë në finalen e madhe dhe jo Barcelona.

“Në Kardif, kam ftuar dhe do të vijnë rreth 20 veta që unë i kam të afërt, që të na mbështesin mua dhe ekipin tonë që ne edhe një herë tjetër ta fitojmë Ligën e Kampioneve. Kam ftuar edhe Zherar Piken, por, deri tani, ai nuk më është përgjigjigjur”, është thumbimi i fundit që Ramosi lëshon në adresë të kolegut të vet të Barcelonës. Vetë Ramosi, ditët para finales së madhe, po i kalon i qetë në gjirin e familjes. “Ditët para finales, po i kaloj me vëllanë, gruan dhe fëmijtë. Me të vërtetë, bëj një gjumë të qetë dhe të fortë”, thotë Ramosi.

Sfidanti.al